Identifikohen dy shtetasit e Maqedonisë të cilët u mbytën në Durrës

Maqedonia

Identifikohen dy shtetasit e Maqedonisë të cilët u mbytën në Durrës

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Janë identifikuar dy shtetasit e Maqedonisë të cilët sot u mbytën në plazhin në Spile në Durrës.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për R.M (80) dhe C.M (78) nga Manastiri, të cilët për gjashtë vite me radhë kanë pushuar në të njëjtin plazh.

Ata kanë qenë pjesë 52 turistëve nga Maqedonia të cilët para katër ditëve kanë ardhur në Durrës.

“Pas drekës, tre persona nga grupi kanë hyrë në det, por vetëm njëri prej tyre ka dalë i gjallë. Njëri prej viktimave ka qenë i sëmunrë prej zemrës”, thonë nga TCH.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në plazh publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat