882 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 14 pacientë

Maqedonia

882 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 14 pacientë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6.591 testime dhe janë regjistruar 882 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 333 janë në Shkup, 109 në Tetovë, 80 Strumicë, Kumanovë 59, Gostivar 46, Kërçovë 42, SHtip dhe Dibër 28, Ohër 20, Veles 18, Prilep 17, Strugë 14, Kavadar dhe Koçani 12, Manastir dhe Sveti Nikole 9, Resnjë 8, BOgfanci dhe Kratovë 6, Negotinë dhe Radovish 5, Gjevgjeli, Vinicë dhe Makedonski Brod 3, Dellçevë dhe Probishtip 2 dhe nga 1 rast në Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu kanë humbur jetën 14 pacientë. Prej tyre nga 4 janë në Shkup dhe Tetovë, 3 nga Gostivari dhe nga 1 në Kumanovë, Ohër dhe Vinicë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 168.872 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 152.098 janë shëruar dhe 5.668 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 11.106.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat