Miteva pyet Shilegovin: Ku shkuan 12.5 milionë euro

Maqedonia

Miteva pyet Shilegovin: Ku shkuan 12.5 milionë euro

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 20:21
Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva në lidhje me deklaratën e Shilegovit se gjatë këtyre katër viteve janë blerë 150 automjete për ndërmarrjet publike pyeti se për çka i shpenzoi Shilegov 12.5 milionë euro nga shitja e shtëpisë së qytetit.

“Kur Shilegov lavdërohet që ka blerë, le të rikujtohet se po të mos ishte OBRM-PDUKM tani do të udhëtonin me autobusët e vjetër para 40 viteve në rrugët e Shkupit”, tha Miteva.

Ajo shtoi se OBRM-PDUKM gjatë qeverisjes në Bashkinë e Shkupit ka furnizuar 310 autobusë që është 3 herë më shumë se sa lëvdata e Shilegovit.

Shilegov sot tha se këto automjete do të shërbejnë në infrastrukturën dhe në kushtet më të mirë të punëtorëve në këto ndërmarrje publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat