411 gjoba për vozitje të shpejtë në Maqedoni

Maqedonia

411 gjoba për vozitje të shpejtë në Maqedoni

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:21
Foto

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 411 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Prej tyre, 24 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse tre makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara.

Ndërkaq, 181 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 230 jashtë zonave të banuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat