Treguam se mund të organizojmë zgjedhje të sigurta për shëndetin në kohën e koronavirusit dhe të tilla do të jenë edhe zgjedhjet lokale vijuese, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovsi.
“Nuk ka arsye që të shtyhen zgjedhjet në periudhë kur kemi rritje të numrit të të vaksinuarve dhe në këtë mënyrë ulet trysnia ndaj sistemit shëndetësor.
Vitin e kaluar, treguam se mund të kemi zgjedhje të sigurta në kohë të koronavirusit dhe të tilla do të jenë edhe këto zgjedhje.
Tërësisht të sigurta sa i përket shëndetit”, tha Nikollovski.