Lëvizja “Mbështetje për mësimin online” kërkon që mësimin nga 1 shtatori të zhvillohet online. Ata thonë se kanë frikë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollë për shkak se vendin do ta kaplojë një cunami me të infektuar nga Covid-19.
Kërkojnë nga Qeveria që prindërve që nuk dëshirojnë që fëmijët t’i dërgojnë në shkollë t’ju lejohet kjo pa asnjë arsyetim të bashkangjitur, sepse në vendimin e fundit të Qeverisë, mësimi online lejohet vetëm për fëmijët të cilët janë me sëmundje kronike ose kanë anëtarë të familjes me sëmundje kronike.
“Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, fëmijët duhet të kthehen në shkolla të ndjekin mësimin me prani fizike që nga 1 shtatori, por për shkak se po vjen cunami, për çdo ditë kemi nga 30 viktima dhe numër të madh të të infektuarve të rinj që përfundojnë në spitale me pasqyrë të rëndë klinike.
Vlerësojmë se mësimin duhet të mbahet online me çdo çmim, sepse me një shkollë me 36 metër katrorë, 30-32 fëmijë kur do të hyjnë nuk kanë hapësirë në mes veti”, tha Ana Gligorova, iniciatore.