Në buletinin e sotëm të vdekjeve nga koronavirusi në Manastir, ishte shkruar një person 24-vjeçar nga Resnja, i cili u dërgua në qendrën covid të Manastirit më 25 gusht në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Spitalit Klinik në Manastir, Biljana Gagacovska.
“Pacienti ishte në një gjendje shumë të rëndë me saturim të ulët dhe bronkopneumoni masive. U vendos menjëherë në mbështetje maksimale të përhershme të oksigjenit dhe terapi të përshtatshme. Tamponi i marrë tregoi se ishte pozitiv për Covid-19. Përkundër të gjitha përpjekjeve intenzive për reanimim, pacienti vdiq këtë mëngjes – tha Dr. Biljana Gagacovska.
Sipas burimeve, 24 vjeçari kohët e fundit kishte bërë dasëm dhe të afërmit e tij supozojnë se ai ndoshta ishte infektuar nga një prej mysafirëve që ishin të pranishëm.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.037 raste të reja nga 6.654 të testuar, 534 pacientë janë shëruar ndërkaq 36 ndërruan jetë.