Shekerinska: Dënojmë ashpër dhunën

Maqedonia

Shekerinska: Dënojmë ashpër dhunën

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:31
Shekerinska

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dënon ashpër sulmet në Afganistan ku jetën e humbën disa civil afganë dhe pjesëtarë të operacioneve ushtarake amerikane. Në takim me homologun e saj slloven Matej Tonin kanë ndarë qëndrime të njëjta se situata e përshkallëzuar në Afganistan mund të ketë pasoja edhe në Evropë, që do të shkaktohej nga ndonjë migracion i mundshëm ilegal. Ftuan partnerët evropian të përforcojnë sigurinë në kufijtë shtetëror.

“Ajo çka ndodh tani në Afganistan nuk është kërcënim vetëm për sigurinë e civilëve, strukturave ushtarëve në terren por edhe rrezik i përgjithshëm rajonal, ndërsa kur ai rajon është i rrezikuar pasojat i ndjemë edhe në Evropë. Ndamë vlerësimet tona se gjendja në Afganistan mund të shkaktojë valë dhe presion në kufijtë evropian nëpërmjet migracionit ilegal dhe se BE por edhe rajoni jonë duhet ti përforcojmë kapacitetet që ta garantojmë sigurinë dhe stabilitetin e kufijve tonë.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Viktimat në Afganistan kanë qenë të panevojshme dhe me rezultat terrori. Në këtë temë tani të gjithë së bashku partnerët e NATO-s duhet të jemi këmbëngulës dhe të reagojmë ndaj këtyre kërcënimeve. Storja e Afganistanit është mësim i mirë për ne se si duhet të veprojmë në të ardhmen.”,- theksoi ministri i mbrojtjes në Slloveni, Matej Tonin.

Ministri i Sllovenisë, Tonin, ndërkohë nga Ohri shprehu përkrahje për RMV-në në rrugën evropiane, dhe siguroi angazhim për të bindur Bullgarinë të debllokojë procesin euro-integrues të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat