​Certifikatën e vaksinimit ose testin për të hyrë në Maqedoni

Maqedonia

​Certifikatën e vaksinimit ose testin për të hyrë në Maqedoni

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01 shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

“Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njofitm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat