Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sonte vizitoi pikën e re të vaksinimit tek Shtëpia e Armatës ku apeloi te të gjithë qytetarët që të vaksinohen duke u mbrojtur nga virusi Covid 19.
“Është inkurajues fakti se për çdo ditë e më shumë rritet interesimi për vaksinim në Tetovë!
Në pikën e re të vaksinimit tek ish Shtëpia e Armatës dje dhe sot janë vaksinuar afër 1500 qytetarë.
Prej dje është në funksion edhe pika e vaksinimit në fshatin Poroj, kurse javën që vjen do të hapen edhe pika e vaksinimit te Teleferiku si dhe Qendra për rivaksinim në Qendrën për Kulturë në Tetovë!
Bëj thirrje deri te mjekët amë dhe motrat medicinale të paraqiten në mënyrë vullnetare tek Shtëpia e Shëndetit, për të ndihmuar në mënyrë solidarë këtë proces.
Vaksinohu edhe TI! ” theksoi Arfi ku bashkë me të ishte prezent edhe zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.