Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe i Alternativës, Bekim Sali, si dhe kryetari i degës së ASH-së Çair, Zudi Koka, realizuan një takim konstruktiv me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Daniella Arsovska.
“Në takim u bisedua rreth ideve dhe zgjidhjeve që do të jenë pjesë e programit për kryeqytetin, si dhe u konstatua se nevojiten zgjidhje cilësore dhe efikase për Shkupin dhe të gjithë shkupjanët”, thanë nga ASh-AAA-ja.
Postimi i Daniella Arsovska
Takim konstruktiv me Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, mjek dhe kryetar aktual i Gostivarit dhe Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga Alternativa. Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjidhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e Shkupit