Kuvendi i degës së PDSH-së Studeniçan miratoi listën e kandidatëve për këshillin e komunës
Dega e PDSH-së Studeniçan mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartëse e listës do të jetë znj. Mevlane Ibrahimi.
Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku prezentoi para kuvendarëve të degës projektet e shumta të realizuara gjatë mandatit katër vjeçar si dhe elaboroi platformën me të cilën do të garojë në këto zgjedhje.
Kjo platformë parasheh realizim të projekteve në të gjithë vendbanimet e Komunës së Studeniçanit.