Pritet të vendoset Maqedonia në listën e vendeve jo të sigurta për udhëtim në Bashkimin Evropian

Maqedonia

Pritet të vendoset Maqedonia në listën e vendeve jo të sigurta për udhëtim në Bashkimin Evropian

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 11:41
Foto Ilustrim

Siç raporton Reuters, Maqedonia e Veriut nga dita e sotme edhe zyrtarisht do të hiqet nga lista e vendeve të sigurta për udhëtim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut në këtë listë ndodhet bashkërisht me Kosovën, Malin e Zi, Libanin por edhe Izraeli dhe SHBA-ja.

Dy zyrtarë në institucionet e Bashkimit Evropian vërtetuan për Reuters se Këshilli i BE-së sot do ta publikojë vendimin për heqjen nga lista të vendeve të treta të sigurta, ndërsa kjo do të thotë se në vendeve anëtare të BE-së u rekomandohet të vendosin ndalesë për hyrje.

Sipas Reuters, vendimi për të ndaluar shtetasit amerikan është sjellur të premten, por zyrtarisht do të publikohet sot më 30 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat