Në Maqedoni rritet çmimi i derivateve të naftës

Maqedonia

Në Maqedoni rritet çmimi i derivateve të naftës

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 12:39
Foto Ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,84 % në raport me vendimin e datës 23.08.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,00 denar/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,089 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 37,019 denarë/kg.

Nga data 31.8.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 71,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 73,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 62,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,019 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe
atë: te benzina për 2,338 %, te nafta për 3,952 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,602 % dhe të mazuti për 3,891%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,152%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 31.8.2021.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat