Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk i ka marrë ende pajisjet për detektimin e shenjave të gishtave që do të përdoren në zgjedhje.
Edhe pse firma prodhuese i ka nisur nga Gjermania, ende mbetën të bllokuara në kontrollet doganore dhe pritet të mbërrijnë në zyrat e KSHZ-së këtë javë.
Pjesa tjetër e pajisjeve, të cilat do të përdoren për herë të parë në zgjedhjet e planifikuara për 17 tetor, pritet të mbërrijnë në 1 tetor.
Kompania gjermane “Dermalog” duhet të bëjë inspektim teknik të pajisjeve, dhe të nxjerrë manuale për përdorimin e tyre.