Qytetarët e vaksinuar nuk duhet të shkojnë në karantinë

Maqedonia

Qytetarët e vaksinuar nuk duhet të shkojnë në karantinë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:13
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se bota është duke shkuar në drejtim të normalizimit të jetës së njerëzve të vaksinuar, duke e pasur parasysh se të gjithë, sipas tij, janë të vetëdijshëm të kthehet jeta normale.

“Vetëm njerëzit e vaksinuar në vendet evropiane mund të hyjnë në ngjarje ose në objekte hotilerike.

Çdokund si kriter është vaksinimi, ndërsa gjatë udhëtimit nuk është e nevojshme karantina për qytetarët e vaksinuar dhe në këtë mëyrë jeta është më e sigurt”, tha Filipçe, duke shtuar se vendi ka kryer cështjen me certifikatat dhe të njëjtat janë të njohura.

Filipçe tha se qëllimi kryesor është të arrihet imuniteti kolektiv i cili do të mundësojë që jeta të kthehet në normalitet sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat