Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR ose certifikatë vaksinimi

Maqedonia

Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR ose certifikatë vaksinimi

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Përveç se në hyrje të shtetit, nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet të keni certifikatën e vaksinimit.

Ose testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 ore, ose testin antigjen të shpejtë jo më të vjetër se 48, ose certifikatë se keni kaluar kovidin në 45 ditët e fundit.

Në të kundërt duhet të izoloheni për të paktën 7 ditë.

Ky vendim vlen për qytetarët e Maqedonisë se Veriut por edhe për të huajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat