Lajçak takohet edhe me Zaevin, diskutojnë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Maqedonia

Lajçak takohet edhe me Zaevin, diskutojnë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:45
Foto nga takimi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë së mërkurës është takuar edhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nëpërmjet një postimi në Twitter emisari evropian bëri të ditur që në takim u bisedua për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt praimit në Bashkimin Evropian.

“Mirë që u takuam me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Forumin Strategjik të Bledit sot për zhvillimet rajonale dhe në veçanti për rrugën përpara në rrugën e pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut.”

Përndryshe të mërkurën më herët, Lajçak është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilët ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat