Visar Ganiu jep lajmin e mirë për banorët e Çairit dhe jo vetëm. Nëpërmjet Facebookut ka shpërndarë fotografitë se si do të duket pishina e cila së shpejti do të bëhet realitet.
“Ndërtimi i Pishinës në Çair po bëhet realitet”, shkruan Ganiu.
“Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë së Veriut ka bërë publikimin e procedurës për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në Komunën e Çairit”, ka thënë kryetari i Çairit.
Kjo pishinë është paraparë të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës.