Shumica e regjistruesve që do të shkojnë në shtëpitë e njerëzve të dielën janë vaksinuar kundër Covid-19, pohon drejtori i Entit të Statistikave Apostoll Simevski.
Deri në fillimin e regjistrimit të popullsisë më 5 shtator, Enti organizon imunizim për ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën, por duan ta bëjnë.
Të tjerët nuk kanë asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë, thotë Simevski. Kjo ngre pyetjen nëse qytetarët mund të refuzojnë të regjistrohen nga regjistruesit e pavaksinuar.
Drejtori Simevski pohon se protokollet për mbrojtjen e qytetarëve dhe regjistruesve gjatë regjistrimit ishin shumë të rreptë dhe të saktë, edhe në një situatë kur një qytetar refuzon të të regjistrohet nga një regjistrues i pavaksinuar.