Prokuroria kërkon të refuzohen ankesat e të dënuarve në rastin “Transportuesi”

Maqedonia

Prokuroria kërkon të refuzohen ankesat e të dënuarve në rastin “Transportuesi”

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:12
Foto

Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata e Apelit që të refuzohen kërkesat e të dënuarve në rastin “Transportuesi”.

“Prokuroria Publike në Shkup konsideron se me dhënien e aktgjykimit, Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka përcaktuar saktë rrethanat në lidhje me kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale, komunikimin e ndërsjellë të të akuzuarve, lidhjet e tyre, si dhe mënyra e ndërmarrjes së veprimeve të inkriminuara”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, në rastin “Transportuesi”, ish kreu i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg. Ndërkaq disa ka të dënuar edhe disa administratorë.

Të njëjtit janë dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht përfitim të rreth 360 mijë eurove gjatë organizimit të transportit për nxënësit e Manastirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat