​23 viktima dhe 760 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​23 viktima dhe 760 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme në Maqedoninë Veriore, janë kryer 5.742 teste për COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 760 persona.

Sot janë regjistruar 23 viktima të tjera nga Coronavirusi në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157 294.

Rastet aktive me virus janë 14 878, ndërsa numri total i vdekjeve 5 987.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat