Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thirrur për sottakim të Këshillit të përgjithshëm partiak.
Aktiviteti do të mbahet në restorantin Albis në Gostivar me fillim në ora 13.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dje veçmë paralajmëroi se Ahmeti do të prezantojë 18 kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Të gjitha emrat kanë qenë në anketa që janë zbatuar disa muaj dhe kanë mbështetje të fuqishme nga qytetarët në komunat e tyre. Për këtë shkak janë kandidatë dhe se do të jenë fitimtarë sepse qytetarët janë të kënaqur nga puna e tyre. Pres që të gjithë të jenë fitues, shumica në rreth të parë, dhe më pak në rreth të dytë”, tha Grubi.