Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar për rastet me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut.
Nga 5.416 teste të kryera janë regjistruar gjithësej 459 raste të reja me Covid-19.
Prej tyre 235 janë vetëm në Shkup.
Në ndërkohë janë shëruar 368 pacientë, dhe 21 kanë humbur jetën.
Aktualisht në Maqedoni janë 15.171 raste aktive me virusin Covid19.