Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se e shqetëson euro-skepticizmi që është padiskutueshëm në vijën hyrëse në vendet e Ballkanit dhe kjo vjen si pasojë e harresës së BE-së për këtë regjion, këtë ai e tha për Radio Evropa e Lirë e transmetojnë “Politika” dhe “Bota sot”.
Si vlerësoi Pendarovski për REL “BE ka harruar regjionin e Ballkanit perëndimor dhe të gjitha vendet e regjionit të Ballkanit ende janë në pritje të BE-së”.
"Ne jemi në margjina të agjendës evropiane, një pjesë për shkak të shkaqeve që shtrihen në qytetat kryesore këtu në regjionin tonë, një pjesë për shkak se Evropa po merret me vetën tash e sa kohë, praktikisht me dekada”, tha Pendarovski.
Ai përkujtoi se pas referendumit të pasuksesshëm për Kushtetutën e Evropës në vitin 2004 dhe 2005, Evropa ka një agjendës edhe prioritetet dukshëm tjera politike se përpara.
"Ne kemi probleme lidhur me këtë me njerëzit tanë që po humbin shpresën në vlerat evropiane. Dyshoj se atë vlera evropian po përmbushen me diçka tjetër, me një seri të vlerave tjera, sepse objektivisht në botën e tanishme, këto vlera evropiane janë më të mirat”, tha Pendarovski.
Në pyetjen nëse në iniciativën “Ballkani i hapur” e sheh përpjekjen për zëvendësimin e BE-së, Pendarovski u përgjigj negativisht.
"Pyetja ime e parë drejtuar nënshkruesve të saj dhe iniciatorëve dhe pjesëmarrësve të deritashëm të saj ishte, nëse ajo është alternativë me BE-në dhe tre nënshkruesit në takime të ndara janë deklaruar se decidivisht – kjo nuk është zëvendësim me BE”, tha Pendarovski.
Pendarovski ka shtuar se do dëshironte që atë iniciativë e sheh së bashku me anëtarësimin e plotë në BE.