Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit, dje (05.09.2021), janë dënuar 703 shoferë.
84 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h.
Ndërsa 13 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara.
Prej 703 vozitësve të sanksionuar, 349 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 354 jashtë zonave të banuara.