Pendarovski: Imunizimi është faktor kyç për dalje nga kriza

Maqedonia

Pendarovski: Imunizimi është faktor kyç për dalje nga kriza

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:12
Stevo Pendarovski

“Padyshim se imunizimi është faktori kyç për të dalë nga kriza dhe ky proces nuk duhet të ngadalësohet dhe të ketë distribuim të pa baraspeshuar të vaksinave”.

Këtë e tha sot presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në konferencën e parë vjetore “Forumi ekonomik dhe financiar i Shkupit”, i organizuar nga Ministria e Financave.

Në fjalimin e tij, përveç dëmeve mbi ekonominë nga pandemia, Pendarovski i përmendi edhe dëmet e shkaktuara në stabilitetin politik dhe besimin mbi institucionet.

Ai tha se shtetet duhet të jenë të bashkuar në këtë sfidë globale.

“Ndryshe nga viti i kaluar, parashikimi i përgjithshëm ekonomik është përmirësuar, megjithëse rimëkëmbja, siç pritej, është e ngadaltë”, tha presidenti Pendarovski.

Ai gjithashtu iu referua ekonomisë sonë, e cila tha se nuk bën përjashtim nga tendencat botërore dhe vuri në dukje masat e marra, që synojnë minimizimin e humbjeve në ekonomi dhe ndihmën e sektorëve më të cenueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat