Zaev vazhdon të pohojë se Milevski ka pasur të drejtë për të dalë nga burgu

Maqedonia

Zaev vazhdon të pohojë se Milevski ka pasur të drejtë për të dalë nga burgu

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:26
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve e ka njoftuar se Zoran Milevski ka pasur dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë shkak ka marrë 30 ditë për mjekim.

“Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit dhe të gjithëve na vijnë obligime të barabarta. Nuk i di detajet. Me thoni se duhet shtatë ditë, unë e di se se ka dokumentacion mjekësor dhe jam njoftuar nga drejtori i DZS-së”, tha Zaev.

Ai shtoi se bëhet publike nëse ka ndonjë lëshim dhe se çdo i burgosur pas një kohe të caktuar u takon e drejta që të jenë në fundjavë jashtë, ndonjë pushim të caktuar.

Sipas tij, në rastin e Milevskit askush nuk ka pasur për qëllim të bëj mbrojtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat