Xhambaski: Në vend të ultimatumit ndaj Bullgarisë, BE duhet ta detyrojë Maqedoninë që t’i respektojë të drejtat e njeriut

Maqedonia

Xhambaski: Në vend të ultimatumit ndaj Bullgarisë, BE duhet ta detyrojë Maqedoninë që t’i respektojë të drejtat e njeriut

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:52
Angel Xhambaski

Për regjistrimin në Maqedoni u deklarua edhe eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski.

Sipas tij, regjistrimi në Maqedoni ka nisur me represione ndaj pakicës bullgare.

“Regjistrimi në Maqedoni filloi me represione ndaj atyre që kanë vendosur të deklarohen si bullgarë. Në vend të ultimatumit ndaj Bullgarisë, Bashkimi Evropian duhet ta detyrojë Maqedoninë që t’i respektojë të drejtat e njeriut”, shkroi Xhambaski në “Twiter”.

Ndryshe, regjistrimi në Maqedoni filloi më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator, ndërsa autoritetet bullgare më herët patën deklaruar se 120 mijë pasaporta janë dhënë shtetasve të Maqedonisë për shkak se kanë nënshkruar deklaratën se ndjehen bullgarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat