Jo zyrtarisht nga informacionet që kam marrë deri më tani nga Tetova, në tragjedinë e madhe sonte kanë humbur jetën 20 deri në 30 pacientë, thënë drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov.
Ai tha se spitali është plotësisht i përgatitur për të pritur pacientët prej andej dhe për t’u siguruar atyre të gjithë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm.
“Aktualisht, 99 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalin “8 Shtatori”, por menjëherë mund të presim 10 pacientë, ka vende në repartin e kovidit ku ka një furnizim qendror me oksigjen. Mund të marrim më shumë, në këtë rast ne do të hapnim departamentin e kirurgjisë abdominale. Nuk ka furnizim qendror me oksigjen, por ne kemi një numër të mjaftueshëm shishesh.
Në çdo rast, i gjithë stafi mjekësor është gati të kujdeset për pacientët nga spitali i Tetovës, ne jemi duke pritur që ata të fillojnë të vijnë në çdo moment”, Kostov.