Presidenti Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë

Maqedonia

Presidenti Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:56
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, anuloi ngjarjet e paralajmëruara me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë, për shkak të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në të cilin të paktën 14 persona kanë humbur jetën.

Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet, duke thënë: “Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të të ndjerve në tragjedinë e tmerrshme në Qendrën Kovid në Tetovë. Të lënduarve u uroj shërimit të suksesshëm”.

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu mbrëmë rreth orës 21:00 dhe në të cilin u dogj plotësisht qendra për COVID-19 në Tetovë.

Sipas informacioneve fillestare të prokurorisë, nuk ka personel mjekësor mes viktimave. Shkaqet e zjarrit po përcaktohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat