Zjarri në Tetovë, VMRO: Zaev dhe Filipçe të mos fshihen

Maqedonia

Zjarri në Tetovë, VMRO: Zaev dhe Filipçe të mos fshihen

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:20
Zoran Zaev, Venko Filipçe

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga tragjedia në Kovid-Qendrën në Tetovë. Nga kjo parti kërkojnë hetim të detajuar dhe përgjegjësi për rasti në fjalë.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që vdiqën në tragjedinë e tmerrshme dhe urojmë shërim sa mnë të shpejtë për të gjithë të lënduarit nga katastrofa e tmerrshme. Në të njëjtën kohë, ne duam të theksojmë se është e rëndësishme që institucionet të hetojnë plotësisht shkaqet dhe të përcaktojnë përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Partia opozitare kërkon nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe që të dalin me të dhëna dhe vlerësime të sakta nga situata.

-“Duke kuptuar plotësisht revoltën e qytetarëve dhe banorëve të Tetovës, apelojmë në këto momente të vështira që ministri Venko Filipçe dhe kryeministrin Zoran Zaev të mos fshihen nga publiku dhe të dalin me të dhëna dhe vlerësime të sakta nga situata. 12 orë pas fatkeqësisë, indikacionet fillestare nuk dihen, as numri i sakt i viktimave”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat