Grubi: Kemi kërkuar ekspertë nga vendet e BE-së për të zbuluar shkaqet e zjarrit

Maqedonia

Grubi: Kemi kërkuar ekspertë nga vendet e BE-së për të zbuluar shkaqet e zjarrit

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:33
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit, që për pasoj la 14 viktima dhe 12 të lënduar.

“Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së.

Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit.

Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat