Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për shtyp, pas tragjedisë në Tetovë, u ka dhënë përgjigje lajmeve që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale, për dorëheqjen e tij.
Ai tha se gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij, por ai konfirmoi se nuk do të jap dorëheqje, teksa shton se nuk do i ik përgjegjësisë deri sa të mbaroj hetimi.
"Sot në shumë media kishte thirrje për dorëheqjen time, më lejoni që të them se nga përgjegjësia as kam ikur e as do të ikë, por do të pres që të përfundoj hetimi. Për shkak se edhe në këtë periudhë ka nevojë për menaxhimin e një pjese të krizës, posaçërisht për pacientët e Tetovës, lidhur me atë që ndërlidhet me obduksionin. Dhe pas mbarimit të hetimit do ta sjell këtë vendim nëse do të jap dorëheqje.
Është e vështir të përshkruhet me fjalë barra dhe dhimbja që e ndjej, bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave, por megjithatë do të pres përfundimin e hetimeve”- tha Filipçe.