30 të vdekur e 577 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

30 të vdekur e 577 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka bërë të ditur se 30 persona kanë vdekur e janë regjistruar 577 raste të reja me COVID-19, në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë testuar 5,326 të dyshuar për koronavirus.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë është 6,214.

Ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13,166.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat