Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe jep dorëheqjen

Maqedonia

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe jep dorëheqjen

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:31
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij  vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai, si kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës.

Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19 si shkak i rënies së zjarrit brenda në objekt. Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat