Gostivari u trondit në vitin 2018 nga një ngjarje trishtuese ku qentë endacakë u bënë shkaktarë për Xhejhane Mexhitin që duke ikur nga qentë ra në lum dhe humbi jetën. Në atë kohë kryetari i komunës së Gostivarit nuk e ndeju të morlashme të jepte dorëheqje dhe sot po këta të ASh-së në krye me Taravarin janë duke shitur moral për ngjarjen tragjike në Tetovë.
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Tetovë, një skandal të madh bëri kryetari i komunës së Gostivarit në vend që të shprehnte ngushllime dhe shërim të të lënduarve ai u mundua të fitojë poena politikë duke kërkuar dorëheqje ende pa u zbardhur shkaqet e tragjedisë.
Kur sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, Drejtori i Spitalit, Florin Besimi dhe ai ekonomik Artan Etemi dhanë dorëheqje si akt moral, ASh-ja e Taravarit bashkë me Ziadin Selën sërish u munduan të kërkojë përgjegjësi me pretendimin e tyre që dorëhejqet u dhanë për t’i ikur përgjegjësisë, por harruan se fjalën e fundit për ngjarjen tragjike e kanë organet kopetente.
Ndryshe në rrjetet sociale dorëheqjet e katër funskionarëve janë përshëndetur, ku tani e tutje fjalën e fundit e ka prokuoria për të zbardhur edhe shkaqet që çuan deri të kjo tragjedi.
Vlen të theksohet se në ndihmë të Prokurorisë do të vijnë edhe ekspertë, hetues të kriminalistikës nga Gjermnia.