Për herë të parë partitë politike shqiptare, përkatësisht BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa u bashkuan për zgjedhjet lokale.
Koalicioni i tyre është për në Këshillin Komunal të Komunës së Çashkës ku do të garohet me një kandidat dhe një listë me qëllim që të sigurohet marrja e vendimeve nga shqiptarët në këtë komunë.
Kandidati është nga radhët e BDI-së, Suat Shaqiri. Ai thotë bashkimi i votës shqiptare është çelësi për fitore.
Ndryshe në zgjedhjet e vitit 2017 shqiptarët kishin kandidat të pavarur, por ai nuk hyri në rreth të dytë. Shqiptarët në zgjedhjet e kaluara mbështetën kryetarin aktual të Çashkës i cili është nga radhët e LSDM.