Vazhdon trysnia ndaj spitaleve me pacientë me coronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Momentalisht në mjekim spitalor për shkak të komplikimeve me coronavirusin janë 919 persona, ndërsa Klinika Infektive tashmë me ditë është e mbushur. Po ashtu është rritur edhe numri i atyre që kanë nevojë për hospitalizim në Kumanovë dhe Strumicë. Në spitalin e Kumanovës për çdo ditë ambulanca ka kontrolluar 120 deri 150 raste me COVID-19.
“Në spitalin modular dhe në repartin infektiv kemi 63 pacientë të hospitalizuarNë”, tha drejtorja e spitalin të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.
Ajo tha se në spitale vijnë pacientë të rinj, ndërsa në mesin e të hospitalizuarve janë të moshës nga 30 deri në 80 vjet.
“Kishim një pacient në spitalin modular, ishte 30 vjet dhe ishte pacienti më i ri”, tha Zaharieva.
Në mbledhjen e sotme të Ministrinë e Shëndetësisë është konstatuar se gjatë periudhës së ardhshme mund të rritet numri i hospitalizimeve të reja.