Një muaj para zgjedhjeve lokale, në fund të mandatit të tij, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, mburrej në Facebook se po rrënonte njërën nga tre anijet në lumin Vardar që ishin pjesë e projektit megaloman të VMRO-së, “Shkupi 2014”.
“E para nga 3 anijet në shtratin e lumit Vardar ka filluar të hyjë në histori,” shkroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov në Facebook, duke postuar disa fotografi të anijes së shkatërruar.
Shilegov është përsëri kandidat i koalicionit të LSDM-së për kryetar të Shkupit.
Ndërsa VMRO-DPMNE mbështeti kandidaten e pavarur Daniela Arsovska.