Pasi Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se sot janë regjistruar më shumë se një milion qytetarë, Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se ne po hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit, i cili është kryer me sukses pas 20 vjetësh.
“Mbi një milion qytetarë të regjistruar. Lajm i mirë nga Enti Shtetërori i Statistikave. Po hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit, i cili po kryhet me sukses pas 20 vjetësh!”, shkruan Mariçiq në Facebook.
Ai falënderoi veçanërisht, siç tha, regjistruesit të cilët punojnë pa u lodhur në terren për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.