Dje rreth orës 11:10, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, e kanë privuar nga liria 42-vjeçarin N.A. nga Vrapçishti i Gostivarit.
Për shkak të dyshimit se në periudhën 18/19 shtator ka kryer vjedhje të rëndë në kishën “Shën Pjetri” në Banjicë të Poshtme të
Gostivarit, ku janë vjedhur para. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.
Ndërsa N.A. është ndalua në Stacionin Policor të Gostivarit për sqarimin dhe dokumentimin e rastit dhe gjatë ditës së sotme do të sillet para gjyqtarit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar me një parashtresë adekuate.