Shtatëdhjetë e gjashtë vjeçari A.Sh. nga Shemshova e Tetovës, dje (21-shtator) në orën 17:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë gërmimit të themeleve në oborrin e shtëpisë së familjes kishte gjetur një minë tromblloni të pashpërthyer.
Është kryer inspektim në vendin ku u gjet mina.
E cila dukshëm ishte në gjendje të ndryshkur dhe e njëjta datonte nga viti 2001.
Dhe e njëjta është ngritur dhe transportuar nga ana e ekspertëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtimi.