Në takimin me banorët siç raporton monitor.mk Hoxha ka folur për problemet me të cilët përballen bujqit.
Hoxha u premtoi banorëve e se menjëherë pas zgjedhjeve lokale në Komunën e Studeniçanit do të hapet zyrja rajonale për Bujqësi.
Rrespektivisht u diskutua për çmimin e duhanit dhe planet që ka Ministria për Komunën e Studeniçanit.
Hoxha u premtoi bujqve se këtë vit çmimi i duhanit do të jetë shumë më i mirë se vitin e kaluar dhe i njoftoi ata se me vendim të ministrisë, është hequr klasa e katërt.