Pendarovski – Guterres: Zhbllokimi i integrimeve evropiane me interes për stabilitetin e rajonit

Maqedonia

Pendarovski – Guterres: Zhbllokimi i integrimeve evropiane me interes për stabilitetin e rajonit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:26
Pamje nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme, në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ata kanë shkëmbyer mendime për aktivitetet gjithëpërfshirëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të KB-së, si dhe për rolin e organizimit në përballje me çështjet globale.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, sekretari Guterres ka shprehur mirënjohje për solidaritetin e dëshmuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut na aksionin humanitar global për pranimin e përkohshëm të qytetarëve afganë.

Gjatë takimit është theksuar edhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, si shembull që edhe çështjet më të ndjeshme mund të zgjidhen në rast se ekziston vullnet politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat