Me një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Interreg-IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të prokurohet pajisje e plotë mbrojtëse për shuarjen e zjarreve pyjore për të gjithë zjarrfikësit nga Rajoni i Planifikimit Juglindor.
Kjo u kumtua në konferencën e sotme për shtyp me rastin e fillimit të projektit “Bashkëpunimi ndërkufitar në ballafaqimin me zjarret pyjore”, të cilin e realizon Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Planifikimit Juglindor në partneritet me Asociacionin e Komunave Jugperëndimore-Blagoevgrad, Republika e Bullgarisë.
Sipas Zhulieta Gjurkova, drejtoreshë e Qendrës, numri i zjarreve pyjore po rritet dhe kjo është arsyeja pse në bashkëpunim me zjarrfikësit nga rajoni Juglindor ata erdhën me idenë për të realizuar këtë projekt.
Sipas Mima Stanoevska, koordinatore e projektit, me fondet nga projekti, do të blihen pajisje profesionale për zjarret pyjore, të cilat përfshijnë pantallona të gjera, batanije, çizme, doreza, helmeta të bëra posaçërisht për zjarret pyjore, maska mbrojtëse kundër tymit dhe maska kundër zjarrit.
Për zjarrfikësit, blerja e pajisjeve do të thotë shumë, mbi të gjitha, në shuarjen efikase të zjarreve në pyjore.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 395.361 euro, nga të cilat buxheti i Qendrës për Zhvillimin e Rajonit të Planifikimit Juglindor është 197.602 euro, ndërsa do të zbatohet për 24 muaj.