Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se nuk presin asgjë nga Zaev përveç se ta respektojë rezolutën që e kanë propozuar në Kuvend dhe që u mbështet edhe nga LSDM.
“Gjithçka që flet Zaev dhe ka të bëjë me kontestin me Bullgarinë ka për qëllim ta shpërqendrojë fokusin e opinionit nga 14 viktimat”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se hetimin për 14 personat e bllokon Qeveria.
“Zaev në vend se të flasë për histori, le të fillojë me përgjegjësinë e Ilir Hasanit dhe Venko Filipçes ku 14 persona humbën jetën”, thonë nga kjo parti.