Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar mbrëmë në Jabollçistë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetarë komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës.
Agjenda e blertë për jetë më të mirë do e kthejë komunën e Çashkës në një destinacion atraktiv për turizmin, ku përfitime do të kenë qytetarët e të gjithë etniteteve.
Çashka meriton jetë më të mirë e më të ndritshme.
Mbrëmë vulosëm mbështetjen tonë për Suat Shaqirin dhe listën e kandidatëve.
Video përshkrim nga aktiviteti në Jabollçishtë të Epërme të Çashkës.