Moti për nesër në Maqedoni

Maqedonia

Moti për nesër në Maqedoni

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se do të fryjë erë në drejtim veri-lindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga shtatë deri 13 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga nëntë deri 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me shi dhe me erë në drejtim veri-lindor ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë i vranët dhe ftohtë me reshje të shiut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat