Mickoski: Kur Zaev flet për BE-në, populli e di se gënjen

Maqedonia

Mickoski: Kur Zaev flet për BE-në, populli e di se gënjen

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 07:51
Hristijan Mickoski

Në tubimin e OBRM-PDUKM-së, në Komunën e Butelit, kryetari i partisë, Hristijan Mickoski e akuzoi Zoran Zaevin se pesë vite po premton hyrje në Bashkimin Evropian.

Madje ai kur kryeministri Zaev flet për BE-në, populli e di se gënjen.

“Dhe kur Zaevi të thotë se Bashkimin Evropian do të sjell në shtet, populli saktë e dinë se nuk e flet të vërtetën, pasi këtë e flet pesë vite me radhë dhe BE-ja është gjithnjë e më larg vendit”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se BE-ja nuk dëshiron të ulet në të njëjtën tavolinë me Zaevin, për shkak të krimit, aferave dhe skandaleve të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat